MARCA: REALI DUHET TË KETË KUJDES NGA ENIS BARDHI!

379
0
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit, kundërshtar i Levantes të shtunën në drekë (ora 13:00) e di mirë se nuk duhet të shkaktojë goditje dënimi pranë zonës pasi Enis Bardhi është gati t’i ndëshkojë.

Futbollisti me origjinë shqiptare që luan me Maqedoninë ka shënuar 3 gola gjatë fazës përgatitore (Cádiz, Villarreal dhe Elche), ndërsa Deportivo ishte viktima e fundit në kampionat.

“Goditjet e dënimit i kam armë të fortë. Por, skuadra jonë ka dhe aspekte të tjera të mira. Unë ndihmoj me sa të mundem”, thotë Bardhi në një intervistë për gazetën sportive spanjolle “Marca”.

Enis Bardhi, i cili është blerë nga Ujpesti i Hungarisë për 1.5 milionë euro, ka zbuluar se është një fans i madh i Cristiano Ronaldos, të cilin nuk do e ketë sot përballë për shkak të pezullimit të portugezit.

Gjithsesi, Bardhi shpreson se sot në Bernabeu të lërë shenjën e tij: “Nuk e di a do të kem rastin që të godas ndonjë goditje dënimi. Është motivim i madh për mua që të luaj kundër Realit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU