KËNGËTARI VDES PAS RRËZIMIT TË HELIKOPTERIT

385
0
SHPËRNDAJE

Troy Gentry, gjysma e grupit muzikor Montgomery Gentry ka ndërruar jetë

Ai vdiq pas rrëzimit të helikopterit në New Jersey, në një fushë të Medford rreth orës lokale 13:00. Është e paqartë nëse Eddie Montgomery ishte në bordin e helikopterit.

Troy ishte 50 vjeç, la mbrapa gruan dhe dy fëmijë, shkruan rtv21.tv.

Grupi ishte në turne, dhe ishin të rezervuar të performonin në një koncert në aeroportin dhe rezortin Flying W.

Është e paqartë se çfarë shkaktoi rrëzimin e helikopterit, hetuesit janë në vendin e ngjarjes./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU