ARRIN EDHE NJË GSI: INSIGNIA KARAVAN SPORT

380
0
SHPËRNDAJE

Pas versionit të limuzinës, Opel ka prezantuar edhe Insignia GSi Sports Tourer

Karavani do të ofrohet me motor benzinë dhe dizel, si dhe do të ketë të njëjtin agregat bi-turbo me 210 kuaj fuqi, i cili në fillim të shtatorit debutoi në variantin sedan të Opel Insignia.

Sa i përket motorit benzinë bëhet fjalë për njësinë me 260 kuaj fuqi, i cili i mundëson GSi Sports Tourer që nga 0 deri 100 km në orë të arrijë për 7.5 sekonda dhe të zhvillojë shpejtësi maksimale prej 245 km në orë.

Ndryshe, ky motor është i pranishëm edhe në limuzinën Insignia GSi, e cila ishte prezantuar në korrik të këtij viti.

Ndërsa motori me dizel posedon katër cilindra, 2.0 litra bi-turbo me 210 kuaj fuqi. Nga gjendja e qetësisë deri në 100 km në orë, versioni dizel arrin për 7.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e veturës është 231 km/h.

Të dy variantet me benzinë dhe dizel janë të pajisura me ndërrues automatik prej tetë shpejtësive, derisa fuqia bartet në të katër rrotat.

Opel Insignia GSi Sports Tourer do të ketë premierën në sallonin e veturave në Frankfurt kah gjysma e këtij muaji, derisa në sallonet e Evropës pritet të arrijë kah fundi i këtij viti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU