ANGELINA JOLIE KONFIRMON RIKTHIMIN E SAJ NË “MALEFICENT 2”

418
0
SHPËRNDAJE

Filmi i 2014-ës ka fituar thuajse 800 milionë dollarë në të gjithë botën

Gjatë prezantimit të filmit të ri si regjisor (“Të parin vranë babanë tim”), Angelina Jolie ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e saj si protagoniste në “Maleficent 2”.

Kemi punuar shumë, do të realizojmë diçka shumë të fortë”, – ka deklaruar aktorja. “Është koha për t’u kthyer të bëj aktoren, tani që jam unë ajo që sjell bukën në shtëpi…”, – ka bërë shaka diva sa i takon ndarjes me Brad Pitt.

Filmi i 2014-ës, është drejtuar nga Robert Stromberg dhe ka fituar thuajse 800 milionë dollarë në të gjithë botën.

Historia do të rifillojë aty ku është ndërprerë: Jolie, kumbarja e nderit e princeshës Aurora, është gati për të përjetuar aventura të tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU