URA E MAHNITSHME QË KRIJON ILUZION OPTIK

519
0
SHPËRNDAJE

Edhe pas kaq vitesh ura vazhdon të jetë njëri prej atraksioneve më të mëdha të parkut Kromlauer

E vendosur në mesin e gjetheve të gjelbërta në prakun Kromlauer në Gjermani, ura me emrin Raktoz e cila cilësohet si ndër më të bukurat në botë ndryshe njihet edhe si ura djallit, kjo për shkak të mënyrës së ndërtimit të saj e cila është punuar asisoj që gjithmonë të reflektoj në ujin që kalon nën të duke krijuar një rreth të përsosur I cili është I njëjtë pamarrë parasysh këndin nga I cili e shikoni.

E ndërtuar në vitin 1860 me urdhrin e kalorësit të qytetit, kjo urë nuk është e qëndrueshme aq sa duket bukur. Në fakt duket që ndërtuesit e saj rendësin më të madhe ja kishin kushtuar pamjes që ajo ka sot se sa funksionit që urat kanë.

Secili fund i urës Rakotz është i zbukuruar me shtylla të hollë guri që duken sikur mund të ishin dalje natyrale, po të mos kishin formën këndore. Përveç kësaj, parabola e urës është projektuar të jetë gjysma e rrethit të përsosur, kështu që kur ujërat janë ende dhe drita bije në të krijon iluzionin e një rrethi të plotë guri.

Edhe pas kaq vitesh ura vazhdon të jetë njëri prej atraksioneve më të mëdha të parkut Kromlauer, por kalimi i reliktit të vjetër është i ndaluar kjo në mënyrë që ti zgjasin jetën sa më shumë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU