EKONOMIA NË MINUS PREJ 1,8%, EKSPERTËT SKEPTIK NË LIDHJE ME PARALAJMËRIMIN E LSDM-së

781
0
SHPËRNDAJE

Ekonomia në tremujorin e dytë të këtij viti është në negativë prej 1,8%, në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar, raportoi Enti shtetëror për statistikë. Raporti tregon se zvogëlimi i bruto investimeve më së shumti ndikon në gjendjet e këtilla ekonomike. Bruto investimet vjetore janë ulur për 19.9%.

“Shpenzimi përfundimtar 3,7 %

Eksport i mallrave dhe shërbimeve 8,5 %”, nga Enti Shtetëror për Statistika.

Shpenzimi përfundimtar është rritur për 3,7 % në nivel vjetor, derisa eksporti i mallrave dhe shërbimeve shënoi rritje prej 8,5%. Njohësit e ekonomisë thonë se kjo gjë është pritur, për shkak të rënies së aktiviteteve ndërtimore, gjë që gjatë viteve të kaluara kryesisht zhvillohej rreth projektit Shkupi 2014, dhe siç thonë në mënyrë të rrejshme, shënohej rritje e ekonomisë. Pritjet e Fatmir Bitiqit janë se edhe në tremujorin e ardhshëm rezultatet e BPV do të jenë të  njëjta.

“Mendoj se kontribuuesi më i madh janë politikat e gabuara në 10 vitet e fundit të cilat kulminacionin e arritën në 3 vitet e fundit. Nëse shohim se cilat janë sektorët të cilët më se shumti ndikojnë për rënien e BPV-së janë sektorët në të cilët qeveria ka pasur intervenime të drejtpërdrejta, për projekte të cilat ne i quajmë jo produktive. Ai është sektori i ndërtimtarisë i cili gjatë këtyre 7 viteve ka pësuar rënie prej 82 përqind”, tha Fatmir Bytyqi, Biznismen.

Rënia e ekonomisë i ul pritjet se në një të ardhme të afërt qeveria e re do të arrin të bëj ndryshime të mëdha.

Tani ekspertët nga sfera e ekonomisë e rritën skepticizmin rreth premtimit parazgjedhor të SDSM-së të cilët thanë se deri në fund të mandatit të tyre BPV do të ketë rritje prej 5%.

Biznesmeni Fatmir Bitiqi mendon se nuk është e mundur që një ekonomi të ecë përpara nëse nuk ka strategji të qartë :

“Ne ende nuk kemi strategji të qartë për zhvillim shtetëror, nuk kemi politikë të qartë për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha, ne kemi vetëm masa të pjesshme të cilat përdoren për disa interesa, për grupe të privilegjuara ose grupe të margjinalizuara të cilave u nevojitet ndihmë e menjëhershme”, tha Bytyqi.

Banka botërore këtë vit parashikon rritje prej 2, 5% të ekonomisë së Maqedonisë, pas qka do të vijonte rritje deri më 3,2 deri në vitin 2018.

Përgatiti : Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU