SHILOEGOV: VMRO-DPMNE PËRSËRI DO TË HUMB

484
0
SHPËRNDAJE

Që dy ditë, deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Vllatko Gjorçev, po e bllokojnë Komisionin për punë dhe politikë sociale dhe procedurën për miratimin e Propozim ligjit për pagën minimale dhe për punëtorët e falimentuar. Me diskutime boshe dhe replika të kota, ata i bllokojnë ligjet të cilët janë në interes të qytetarëve. Sjellja destruktive e VMRO-DPMNE-së, vazhdon edhe më tej, pavarësisht asaj se sjellja e tyre është në dëm të qytetarëve, deklaroi sot në pres konferencë, Petre Shilegovi.

“VMRO-DPMNE-ja në fakt po e bllokon mundësinë e të punësuarve të cilët kanë të ardhura më të ulëta dhe të punëtorëve në industrinë e tekstilit dhe lëkurës, që tu rritet paga në 12 000 denarë. Ata po e bllokojnë mundësinë që punëtoret e falimentuar, ta zgjedhin statusin e tyre. Po i bllokojnë reformat në këtë vend po e bllokojnë përparimin të cilin qytetarët e presin”u shpreh Shilegov.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU