GARBRIEL POROSIT PËR BASHKËPUNIM, DIMITROV: DO TA FITOJMË MBËSHTETJEN E GREQISË

366
0
SHPËRNDAJE

Qeveria e re e Maqedonisë ka filluar në mënyrë impresive, duke u fokusuar në bashkëpunimin me shtetet fqinje, reformat ambicioze dhe hapat pozitiv. Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel, në këtë mënyrë i vlerësoi përpjekjet e kabinetit qeveritar në Shkup, në takimin e mbrëmshëm me kolegun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov. Në këtë takim, i cili u realizua në kryeqytetin gjerman, Berlin, Gabriel ka përcjellë urimet e tija për 100 ditët e para të Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev.

“Tani është me rëndësi që të zbatohen reformat, ndërsa procesi reformues në Maqedoni të fitojë përsëri intensitet. Vetëm në këtë mënyrë Maqedonia mund të përparojë në rrugën euro – atlantike. Dua të apeloj deri te opozita aktuale, të mos e bllokoj fillimin e mirë të qeverisë së re dhe të mos refuzoj bashkëpunim konstruktiv me Qeverinë. Për shkak se, e gjithë kjo është për të mirën e jo vetëm perspektivës së BE-së por edhe për qytetarët e vendit”, tha Zigmar Gabriel, Ministër për Punë të Jashtme të Gjermanisë.

Dimitrov, pas takimit në Berlin, deklaroi se është biseduar edhe për përparimin e gjithë Ballkanit në aspekt ekonomik. Për çështjen e emrit, Dimitrov thotë se zgjedhja qëndron mes Maqedonisë dhe Greqisë, por vlerëson se problemi i cili po zgjat tashmë tre dekada, ndikon në politikën e BE-së në rajon.

“Është shumë me rëndësi që ta bindim Greqinë se edhe për ata është e rëndësishme që Maqedonia të ketë sukses, për shkak se jemi fqinj. Siç ia kemi nisur mendoj se do të kemi sukses”u shpreh Dimitrov.

Dimitrov vlerëson se gjatë tetëmbëdhjetë muajve të ardhshëm, rajoni ka mundësi që të bëjë progres të dukshëm në integrimin evropian. Ai thotë se për ta shfrytëzuar këtë, duhet të punojmë në reformat në vend dhe të investojmë në marrëdhëniet e mira me shtetet fqinje. Dimitrov parashikon se Maqedonisë dhe rajonit i paraprin periudhë me mundësi dhe perspektiva.

Përgatiti: Antonio Krstevski

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU