Mbajnë maskë, por nuk mund të mbajnë distancë, Shilegov: Autobusët nuk kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes me pandeminë

TË FUNDIT

Autobus të stërmbushur me pasagjer që mbajnë maska, por jo edhe distancë – kështu duken autobusët e Shkupit çdo ditë. Edhe përkundër asaj që Qeveria i miratoi masat e reja për mbrojtje kundër përhapjes së Kovid-19, që mori hov të madh ditëve të fundit, autobusët e NPQ Shkup vazhdojnë të jenë vatër potenciale e koronës. Njeriu i parë i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, thotë se sipas statistikave është ulur numri i udhëtarëve që përdorin transport publik. E pranoi se ka raste ku nuk respektohen protokollet nëpër autobusë, por kjo sipas tij nuk ndikon në përkeqësimin e gjendjes me pandeminë.

“Nuk them që nuk ndodh, po, kemi autobus me numër të madh të pasagjerëve, megjithatë nuk është ashtu çdoherë, por ka përjashtime, ndodhën në ndonjë linjë. Megjithatë në përgjithësi nuk mund të themi se numri i pasagjerëve dhe Transporti publik në Shkup kontribuon në përkeqësimin e pandemisë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Qytetarët thonë se duhet të ketë persona të caktuar që do të mbajë rend nëpër autobusë.

“Ka kaos, ne pensionistët bëjmë kaos. Duam pak të dalim jashtë, nuk mund të qëndrojmë në shtëpi gjithë kohën. Nuk kemi aktivitete tjera. A jeni të frikësuar për shëndetin tuaj? Jo, as nuk mendoj fare për atë. Ne kemi taktikë speciale me shoqërinë kur mblidhemi për raki dhe kalojmë bukur.”

“Në autobus shoferët duhet të bëjnë kujdes, për shkak se ka qytetarë që nuk mbajnë maska në autobus. Edhe grinden me njerëzit, erdhi deri te rrahja. Thonë mes vetes – Ti do më tregosh të mbaj maskë!? Duhet shoferi apo dikush tjetër të jetë përgjegjës për maskat, kush nuk ka maska t’i zbres.”

“Maska mbajnë. Distancë nuk ka mundësi. A keni frikë për shëndetin tuaj? Kush nuk frikësohet për shëndetin në këtë gjendje!”

Nga Ndërmarrja Publike për Qarkullim thonë se e kanë organizuar funksionimin e transportit publik në përputhje me rekomandimin për kufizimin e numrit të pasagjerëve në automjetet për 50% nga kapaciteti i plotë i automjetit.

“Në rast të më shumë pasagjerëve sesa është e lejuar, menjëherë reagohet me “përforcim” të linjës. I tillë ishte rasti para dhjetëra ditëve me linjat 2 dhe 2A. Që do të thotë se gjendja në terren ndiqen vazhdimisht dhe në bazë të nevojës reagohet në nivel ditor”, thonë nga NQP.

Përndryshe Qeveria dha 135 milion denarë për NPQ, si mbështetje financiare për shkak të krizës me Kovid-19, që do të përdoren për mbulesën e humbjeve të kësaj ndërmarrje.