ËSHTË RRITUR QARKULLIMI ME USHQIME, PIJE, DUHAN DHE KARBURANTE

818
0
SHPËRNDAJE

Në tregtinë me pakicë në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, shikuar në grupe dhe klase, ka rritje të qarkullimit në grupet: “Tregti me pakicë të ushqimit, pije dhe duhan”, nominalisht për 3,6 për qind, ndërsa realisht për 6,9 për qind dhe “tregtinë me pakicë me karburante automobilistike”, nominalisht për 3,7 për qind, ndërsa realisht për 6,6 për qind.

Ulje në qarkullim, megjithatë, është vërejtur në “tregtinë me pakicë me produkte ushqimore, përveç karburanteve”, nominalisht për 13,5 për qind, ndërsa realisht për 13,6 për qind dhe “tregtinë me pakicë, përveç tregtisë me karburante”, nominalisht për katër për qind, ndërsa realisht për 4,6 për qind.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU