Gjobiten 222 shoferë vetëm në Shkup

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik.  Në këtë rast, vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 222 masa, mes të cilave 32 për ngasje pa patent shoferë, 24 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 86 masa për parkim të parregullt.

“Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në trafik”, thekson MPB.