EKSPOZITË E PAVARUR “NGA TRADITA” E PIKTORIT AKADEMIK RESHAT AMETI

805
0
SHPËRNDAJE

Ekspozitë e pavarur “Nga tradita” e piktorit akademik dhe profesorit, Reshat Ameti sot do të hapet në Çifte Hamam në Shkup në kuadër të manifestimit të Valës së re kulturore.

Ekspozitën, siç është paralajmëruar, do ta hap drejtoresha e Galerisë nacionale të Maqedonisë, Dita Starova. Ajo është pjesë e manifestimit me rastin e hapjes së sheshit Skënderbej dhe do të zgjasë deri më 16 shtator.

Në ekspozitë do të prezentohen më shumë vepra në teknikë të kombinuar dhe vaj në pëlhurë nga cikli i titulluar “Nga tradita”.

Reshat Ameti lindi në Gostivar në vitin 1964, ka diplomuar në Fakultetin për arte figurative në Shkup në vitin 1989 në klasën e profesoreshës Ana Temkova, ndërsa punimin e diplomës e ka mbrojtur tek profesori, Risto Kallçevski.

Është fitues i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve si çmimi për pikturë “Lazar Liçenoski” nga DLUM – viti 2009, “11 Tetori” për vepër jetësore nga sfera e artit dhe kulturës në vitin 2013. Është pjesëmarrës i shumë kolonive artistike në vend dhe jashtë vendit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU