TAKIMI KOXIJAS-DIMITROV, HYRJA E MAQEDONISË NË NATO, LEHTËSIM EDHE PËR GREQINË

459
0
SHPËRNDAJE

Kontesti në lidhje me emrin është hapur si temë në takimin mes Nikolla Dimitrovit dhe Nikos Koxijas, por nuk është folur për asgjë konkrete përveç se për mënyrën në të cilën po rrjedhin bisedimet. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, pas takimit të dytë me kolegun e tij grek, deklaroi se në këtë takim është biseduar në lidhje me interesat e të dyja shteteve të cilat tani më për tre vite me radhë nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e kontestin me emrin e Maqedonisë. Dimitrov edhe një herë e vërtetoi qëndrimin e qeverisë së Maqedonisë se ajo i përmbahet marrëveshjes së përkohshme të vitit 95.

“Ne nuk jemi të lumtur kur hartat e mëdha të vendeve të tjera kapin edhe në territorin e Republikës së Maqedonisë, kështu që kuptohet, ne kuptojmë se Greqia nuk është e lumtur kur dikush afrohet me harta të mëdha tek ata. Mendoj se është viti 2017, të dy popujt do të ishin më të lumtur në qoftë se do të kishim ura dhe dyer të hapura”, u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i punëve të jashtme të Maqedonisë.

Shefi i diplomacisë greke ishte i butë dhe me kujdes i zgjidhte fjalët e tija, duke thënë se dëshiron që çështja e emrit të zgjidhet me ritëm dhe shpejtësi të njëjtë siç u zgjodhën edhe problemet me Bulgarinë dhe u nënshkrua marrëveshja për fqinjësi të mirë. Koxijas i përsëriti qëndrimet tani të njohura greke se duhet të përmbushen kushtet e dala nga samiti i Bukureshtit, dhe kjo nënkupton kompromis mes dy vendeve rreth çështjes së emrit. Ministri Grek mes të tjerash premtoi mbështetje nga ana e Greqisë për hyrjen e Maqedonisë në NATO.

“Greqia është për stabilitet të vendeve dhe lidhjeve tona. Për mos ndryshimin e kufijve të të dyja vendeve, për sorvanitet të çdo vendi brenda territorit të vet. Gjithashtu jemi për zhvillim të gjithë Ballkanit Perëndimor. Ne besojmë se hyrja e Balkanit Perëndimor dhe veçanërisht vendit tuaj, në NATO do të jetë lehtësim edhe për jetën tonë, dhe do të ndihmojë për zhvillim të të gjithë rajonit”, tha Nikos Koxijas, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Pas takimit në MPJ, delegacioni grek në krye me Koxijasin u drejtua kah godina e qeverisë, ku u takua me delegacionin e Maqedonisë të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. Vonë këtë pasdite shefi i diplomacisë greke u takua me zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmanin, me kryetarin Gjorgje Ivanov, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi , kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe liderin e opozitës, Nikolla Gruevskin. Vizita e Nikos Koxijas konsiderohet si vizitë kthyese pasi që në qershor të këtij viti Nikolla Dimitrov e vizitoi Athinën. Ajo ishte vizita e tij e parë jashtë vendit pas emërimit të tij si Ministër i punëve të jashtme.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU