KOLE SHTERJOV NË VEND TË PETAR ANEVSKIT, AI PREMTOI TRANSPARENCË DHE BASHKËPUNIM ME PPS

431
0
SHPËRNDAJE

Me kapacitetet e veta dhe me ato të kolegëve, kryetari i ri i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjov, thotë se do të bëjë përpjekje për të kthyer reputacionin e këtij organi. Gjatë periudhës së fundit, Këshilli ka hyrë në konflikt me PPS-në për shkak se nuk i dha Katica Janevës shumë nga lëndët të cilat ajo i kërkoi. Shterjev thotë se janë të arsyetuara  vërejtjet  për mosbashkëpunim mes Këshillit dhe PPS-së.

“Disa nga përshtypje në opinionin publik janë se Këshilli ka qenë në konflikt me PPS-në, por nuk bëhet fjalë vetëm për përshtypje për shkak se kjo është e vërteta. Prandaj, të jem i sinqertë, shkaqet nuk mund t’i kërkoni vetëm në Këshillin”, tha Kole Shterjev, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Shterjev vjen në krye të Këshillit pas dorëheqjes së Petar Anevskit, i cili pa dhënë më shumë detaje për këtë vendim, tha se po tërhiqet nga ky post për arsye personale, por ai do të jetë anëtar i këtij Këshilli deri në fund të mandatit të tij.

“Kam dorëzuar dorëheqje nga pozita Kryetar i Këshillit të prokurorëve publik për arsye personale”, tha Anevski.

Këshilli i prokurorëve publik në këtë moment funksionon me dy anëtarë më pak. Zoran Sulejmanov doli në pension, ndërsa Sasho Vasilevski u zgjodh drejtor i ri i MEPSO-së. Postet e zbrazëta duhet të plotësohen me anëtarë të rinj të cilët duhet të zgjidhen nga  Kuvendi i RM-së.

Përgatiti Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU