DHUNA NË KUVEND KA LARGUAR INVESTITORËT, INVESTITORËT E HUAJ DUAN TRANSPARENCË

814
0
SHPËRNDAJE

Dhuna në kuvend me 27 prill ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit. Ngjarjet që u shfaqën në shumë mediume botërore kanë ndryshuar mendimin e investitorëve të huaj, për të investuar në Maqedoni. Sipas zv kryeministrit Koço Angjushev theksoi se Maqedonia ishte në një krizë të madhe.

Ngjarjet e 27 Prillit, ku protestuesit hyn me dhunë në kuvend, kanë larguar investitorët të huaj. Këtë e tha zv kryeministri për ekonomi Koço Angjushev. Ai theksoi se ndryshimet në konceptin për tërheqje të investimeve të huaja, kryesisht kanë të bëjnë edhe me transparencën. Angjushev theksoi se të gjitha investimet e huaja do të shpallen publikisht duke mos krijuar asnjë avantazh për kompanitë e huaja në kurriz të atyre nga vendi, dhe se edhe firmat e huaja edhe ato të vendit do të jenë të barabarta

“Ju krejt e dini se çfarë ndodhi me 27 prill, prandaj unë po ju lus që të më tregoni për një situatë në një shtet që kanë ndodhur trazira te tilla, cili investitor i huaj do të vijë të investojë. Maqedonia ishte në një krizë të thellë politike, gjysmën e parë të këtij viti ajo krizë politike ndikoi shumë në investitorët e huaj”, u shpreh Koço Angjushev, Zv Kryeministër për Ekonomi.

Kryetari i odës ekonomike rajonale i cili kishte qenë pjesë edhe e qeverisë së kaluar thotë se qeveria e mëparshme punonte me sistem tjetër.

“Qeveria e mëparshme punonte me një sistem tjetër. Ne funksionojmë nëpërmjet odës ekonomike kemi pasur takime me qeverinë e më pasrshme tani kemi takime edhe me këtë qeveri, andaj e thirrëm zotin Agjushev që të na i prezantoj planet e tyre dhe këtë që sot e dëgjuam është pozitive dhe jemi në rrugë të drejtë jo vetëm për rajonin e Velesit por për gjithë politikën ekonomike të Maqedonisë”, tha Georgi Çadiev, Kryetar i Odës Ekonomike rajonale të Velesit.

Ndërsa sot në qytetit e Velsit u mbajt një seminar ku ishin ftuar afarist nga fusha të ndryshme duke diskutuar se si të zhvillohen më shumë bizneset e tyre si dhe problemet të cilët hasin. Ndërsa ankesat e afaristëve ishin nga më të ndryshmet ku disa prej tyre u ankuan edhe për faturat e larta të energjisë elektrike. Zëvendës kryeministri tha se nga vitin tjetër do të përcaktohet një shkollë ku nxënësit do të kenë katër dit mësim një dit punë praktike, dhe me këtë do të mund afaristët të tregojnë se në cilin sektor kanë nevojë për punëtorë që punësimi të jetë më i lehtë.

Përgatiti Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU