Osmani nesër në qytetin e Antalisë në takim me shefat e diplomacive të vendeve të PBEJL

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, me ftesë të Kryesuesit të Procesit për Bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL), shefit të diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu, nesër do të qëndrojë në Antali, për të marrë pjesë në takimin jozyrtar të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të PBEJL.

Osmani, në kuadër të takimit të Ministrave do të ketë takim bilateral të veçantë me nikoqirin, Ministrin turk Mevlut Çaushogllu.

Osmani, siç kumtoi MPJ, prezencën në Antalia do ta shfrytëzojë për për t’u takuar me homologun e tij nga Republika e Serbisë, Nikolla Selakoviq, që do të jetë gjithashtu takimi i parë pas marrjes së detyrave të tyre të reja.

Osmani në takim do t’i prezentojë masat kombëtare të ndërmarra për ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga pandemia, mënyrat e mundshme për bashkëpunim strategjik dhe partneritet përmes iniciativave të shumta rajonale, duke e përfshirë edhe Procesin e Berlinit, me të cilin këtë vit bashkëkryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, qëndron në kumtesën e MPJ-së.

Ministrat në takim do të diskutojnë në temën: “Mënyrat për të forcuar bashkëpunimin në trajtimin e pandemisë me COVID-19 dhe përvojat e vendeve të EJL-së. Fokusi i ministrave do të jetë gjetja e një mënyre për të intensifikuar bashkëpunimin rajonal në kohën kur Evropa dhe bota po përballen me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19, si dhe për prioritetet e vendosjes së një lidhje më të madhe në rajon, rinisë dhe rëndësisë së saj në shoqëri, digjitalizimit, kulturës dhe turizmit, shton MPJ.