GJYSMA E POPULLATËS JETOJNË ME 212 EURO, VETËM 1% E QYTETARËVE NUK VAREN NGA RROGAT

1625
0
SHPËRNDAJE

Në Maqedoni ka dallime të mëdha mes fitimeve të personave. Sipas të dhënave që publikoi ministria e financave ky fenomen është me tendencë rritjeje. Sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski, pabarazitë që eksiztojnë në aspekt të të adhurave, paraqesin rrezik për rritjen e krizës financiare

“Qëllimi i këtij takimi është që të prezantojmë të dhënat për të ardhurat e përgjithshme të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe të krijojmë barazinë e të ardhurave publike, sepse pabarazia e të ardhurave në vend mund të krijojë kriza financiare, shëndetësi më të keqe në vend, arsimim më të dobët”, u shpreh Dragan Tevdovski, Ministër për Financa.

Branimir Jovanoviq nga kjo ministri njoftoi se të dhënat e publikuara janë marrë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, ku çdo qytetarë ka për detyrë të paraqesë të ardhurat e tyre. Sipas analizës së publikuar, një e treta e qytetarëve marrin më pak se 170 euro në muaj.

“Shembulli i rradhës i cili sipas meje është edhe më konkret bëhet fjalë për fabrikë të tekstilit që ka 377 punëtorë. 366 nga ata kanë të ardhura mesatare prej 140 euro, ndërsa të ardhurat e një personi arrijnë deri në 73 mijë euro në muaj. Përkatësisht ai është një person që merr më shumë se të gjithë të punësuarit e tjerë së bashku”, tha Branimir Jovanoviq, këshilltar i ministrisë së financave.

Parabarazia e lartë e të ardhurave tregohet edhe nga fakti se 775 persona që kanë të ardhura nga mbi 100 mijë euro së bashku kanë fituar 190 milionë euro, që paraqet shumën e të ardhuarave të 210 mijë personave me të ardhura më të ulta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU