PËR 50% ÇMIME MË TË ULËTA PËR SHËRBIMET E KADASTRËS, DO TË VERIFIKOHET A DO TË ULET ÇMIMI I FLETË PRONËSISË

455
0
SHPËRNDAJE

Do të ulen çmimet e shërbimeve të Kadastrës për patundshmëri për 50%, njoftoi sot ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski. Masa do të hyjë në fuqi në muajin tetor. Si dhe firmat private gjeodezike  t cilat do t’i plotësojnë kushtet e nevojshme, do t’i kryejnë punët e terrenit. Se a do të ketë ulje të çmimit të fletë pronës, drejtori i Agjencisë së Kadastrës tha se do të bëhen analiza të cilat duhet të tregojnë se si ulja e çmimit do të ndikoj në gjendjen financiare në kadastër.

“E kemi hapur edhe çështjen për verifikimin e çmimit të tregut të shërbimeve që i ofrojnë kompanitë private gjeodezike.  Ram dakord që kufiri më i ulët i çmimit të shërbimeve të mbetet i rregulluar si deri tani, ndërsa çmimi më i lartë do të rregullohet në pajtim me kushtet e tregut”, u shpreh Goran Sugarevski, ministër për transport dhe lidhje.

“Kjo do të thotë se në rast kur nga Agjencia e Kadastrave të Patundshmërive është refuzuar lënda për çfarëdo arsye, gjatë parashtrimit të sërishëm të së njëjtës për këtë lëndë qytetarët nuk do të paguajnë asnjë kompensim”, theksoi Boris Tunxhev, Drejtor i agjencisë për kadastër.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU