Mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme lokale

TË FUNDIT

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut. Në orët e pasdites reshjet do të ndalen, ndërsa vranësirat do të ulen ndjeshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa e ditës prej 13 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshjet të dobëta të shiut, pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet deri në 17 gradë.

Nga e premtja dhe në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohta me kushte për paraqitjen e mjegullës në disa fushëgropa, ndërsa gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare./MIA