JA PSE MJALTI ËSHTË ANTIBIOTIKU NATYRAL MË I MIRË

653
0
SHPËRNDAJE

Përdorni mjatin e papërpunuar

Shkencëtarët e kanë zbuluar pse mjalti është antibiotiku më i mirë natyral. Kjo mrekulli e natyrës, është edhe më e fuqishmja se çdo antibiotik tjetër për shkak të vetive të tij antivirale, antifungale dhe antibakteriale.

Mjalti përmban ‘defensin-1’ një proteinë që prodhohet nga bletët që mund të veprojë si një agjent vrarës i mikrobeve.

Kur konsumohet mjalti ka aftësi që të vrasë një numër të madh patogjenësh, përfshirë MRSA dhe disa bakterie të rrezikshme.
Fuqia e mjaltit është te mënyra se si mund të luftojë ai shumë infeksione, duke e bërë shumë të vështirë që bakteriet të bëjnë rezistencë.

Doktoresha Susan M. Meschwitz, pretendon se mjalti mund të garantojë një efekt ‘osmotic’, që e ka origjinën te niveli i lartë i përqëndrimit të sheqerit në mjaltë.

Biokimisti Peter Molan, që ka studiuar efektet e mjaltit si antibiotik natyral në 25 vjetët e karrierës së tij shpjegon se mjalti ka aftësinë për të vrarë edhe bakteret më rezistente.

Sipas Molan, mjalti mund të sigurojë efekte më të mira në trajtimin e plagëve, në krahasim me çdo produkt tjetër farmaceutik, dhe kjo është konfirmuar edhe nga provat klinike.

Ekspertët rekomandojnë që gjithmonë të përdoret mjalti i papërpunuar, organik./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU