PËRFITIMET NGA VAJI I FARAVE TË RRUSHIT

567
0
SHPËRNDAJE

Vaji i farave të rrushit është shumë i dobishëm për lëkurën

Përfitimet shëndetësore të rrushit janë të shumta, sidomos nëse ju e përdorni atë rregullisht. Ai ndihmon në filtrimin e gjakut, lufton osteoporozën dhe trajton një sërë sëmundjesh të tjera. Kur flitet për rrushin, njerëzit sjellin ndër mend menjëherë verën.

Mirëpo vaji që nxirret nga farat e rrushit është një produkt pak i njohur, por shumë i shëndetshëm.

Falë pranisë së komponentëve antioksidantë dhe anti-inflamatorë, ky vaj është një përbërë si përsosur për të luftuar shfaqjen e akneve. Aplikimi i tij parandalon akumulimin e baktereve apo organizmave të tjerë në poret e lëkurës.

Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz. Vaji i farave të rrushit funksionon në mënyrë perfekte në eliminimin e tyre dhe për më tepër nuk e irriton lëkuren.

Duke e përdorur këtë vaj stimulohet rigjenerimi i lëkurës dhe prodhimi i kolagjenit. Kështu, ai ndihmon në zbutjen e rrudhave ekzistuese dhe parandalon formimin e rrudhave të reja./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU