TARIFA E LIRË NGA ORA 14 DERI NË 16, MASA E RE NUK DO TË NDIKOJË NË ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

1093
0
SHPËRNDAJE

Nga një tetori përsëri kthehet në përdorim tarifa e lirë e energjisë elektrike. Qeveria ka sjellë vendim që kjo tarifë të përdoret nga e hëna deri të shtunën në periudhë kohore prej orës 14 deri në orën 16. Për këtë masë, shteti gjatë një viti do të ndajë 8 milion euro.

“Janë konsultuar të gjitha palët e interesuara dhe nga EVN-ja morëm përgjigje pozitive për këtë masë. Zvogëlimi i shpenzimeve joproduktive të ELEM-it dhe MEPSO-së, do të ndikojnë në kursime të cilat do të përcaktohen për tarifën e lirë të energjisë elektrike, me një fjalë menaxhimi i mirë i këtyre kompanive shtetërore, si dhe të EVN-së, do të mundësojë zbatimin e këtyre masave të Qeverisë”, u shpreh Koço Agjushev, zv/kryeministër për çështje ekonomike.

Nëse në mënyrë të rregullt dhe racionale përdoret tarifa e lirë e energjisë elektrike, faturat e energjisë elektrike mund të zvogëlohen deri në 40%, thonë autoritetet. Në fuqi mbetet tarifa e mëparshme për energji elektrike me tarifë të lirë nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa të dielën energji elektrike me tarifë të lirë do të ketë gjatë tërë ditës.

“Nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike gjatë këtij viti por e njëjta do të  kompensohet me punë racionale dhe efikase të të gjithave kompanive energjetike, veçanërisht të kompanive shtetërore siç është ELEM”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i ekonomisë.

Para se të miratohet kjo masë, Qeveria ka marrë dritë jeshile nga Bashkimi Evropian. Autoritetet thonë se pas bisedimeve të  rregullatorëve vendorë me ekspertët evropian, keqkuptimet janë tejkaluar. Për ndryshe nga 1 gushti i vitit 2012, u shfuqizua tarifa e lirë e cila ishte zgjaste nga ora 13 deri në orën 16. Më pas, pasoi një periudhë kohore në të cilën çmimi i energjisë elektrike u rrit në mënyrë drastike.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU