NUK KA KUORUM PËR K.D SË PROKURORIT PUBLIK, KUVENDI MË 4 SHTATOR DO TA SHQYRTOJË PROPOZIMIN

446
0
SHPËRNDAJE

 

Kreu i Këshillit të prokurorëve publik Petar Anevski nuk arriti që të sigurojë numrin e mjaftueshëm të pjesëmarrësve për të zgjedhur kryesinë e funksionit të prokurorit publik shtetëror. Kështu vendin bosh të Marko Zvrlevskit, do të vazhdojë ta zëvendësojë edhe për një javë tjetër shtesë prokurorja Liljana Spasevska. Anevski tha se deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik këtë funksion do ta kryejë dikush nga prokurorët ekzistues.

 “Vetëm nga prokurorët aktual të cilët janë zgjedhur në prokurorinë publike të RM-së. Ka 7-8 kandidat, megjithatë pjesa më e madhe e tyre janë të pezulluar nga funksioni. E dini që Jovan Illievski është në Gjykatën Ndërkombëtare, Gordana Geshkovska është në Prokurorin Themelore Publike ndërsa Marko Zvrlevski siç e dini është shkarkuar nga funksioni. Kështu që nga prokurorët aktual do të zgjedhim Prokuror Publik i cili do ta kryej atë funksion”, u shpreh Petar Anevski, Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.

Marko Zvrlevski u shkarkua nga detyra javën e kaluar, ndërsa Qeveria javën e kaluar solli vendim që të kërkojë nga Kuvendi të nënshkruhet shpalljen për prokuror të ri publik. Pika me propozimin për shpallje, Kuvendi e vendosi në rend të ditës për më 4 shtator, ndërsa sot në ueb-faqen e publikoi arsyetimin e QSeverisë.

“Në bazë të nenit 41 të ligjIt për Prokuror Publik, Kuvendi i RM-së, në propozim e Qeverisë, e shpall emërimin e Prokurorit Publik të RM-së në Gazetën zyrtare dhe më së paku në dy gazeta, ku njëra gazetë është në gjuhën që e flasin më shumë se 20% e qytetarëve të cilët flasin gjuhë zyrtare e cila nuk është gjuha maqedonase, më së voni dy muaj para skadimit të mandatit ose menjëherë pasi që është zbrazur posti”, nga Qeveria e RM-së.

Nëse propozimi për shpallje kalon ditën e njëjtë, procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik do të përputhet me kampanjën për zgjedhjet lokale. Kryetari i Komisionit kundër korrupsionit, mbrëmë e përsëriti qëndrimin e tij se nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpalljes së zgjedhjeve lokale.

“Nuk është mendim i formuar tani. Ky mendim është krijuar që para pesë cikleve zgjedhore edhe nga kolegë të cilët kanë qenë këtu para nesh. Ne vetëm e kemi vazhduar atë që komisioni e ka marrë si qëndrim”, tha Igor Tanturovski.

Pasi që të publikohet konkursi, kandidatët të cilët kanë aspirata për ta zënë vendin e Zvrlevskit, do të kenë afat kohor prej 15 ditëve që të paraqiten. Publikisht për këtë funksion kanë treguar interes avokatët Zvonko Davidoviq, Aleksandar Tortevski, Aleksandar Nakov si dhe noteria Llorije Vitanovska.

Përgatiti : Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU