HAPET “PJESËRISHT” SHESHI SKENDERBEU, ZBULOHET MOZAIKU I REZISTENCËS KOMBËTARE

723
0
SHPËRNDAJE

Pritja e qytetarëve të Shkupit për të parë ‘Sheshin Skëndërbej’ mori fund, barrierat rrethuese  të këtij sheshi u hoqën tërësisht dhe hapësira është e lirë për qytetarët. Sheshi i ri përveç statujës së Skëndërbeut u plotësua me murale mozaike në pjesët anësorë me personalitete të rëndësishme për shqiptarët. Ndërkohë pjesa tjetër është e e shtruar me pllaka që do të shërbejë si shëtitore për qytetarët.

Autori i mozaikut të ndërtuar Josif Droboniku thotë se sheshi do të bëjë që shqiptarët të gjejnë veten e tyre sa herë të kalojnë aty. Derisa flet për mozaikun e krijuar, Broboniku thotë se në këto murale përfshihen vende historike dhe momente emotive për shqiptarët.

“Në këto pasazhe janë të përfshira disa kala që janë më tepër përfaqësuese të botës shqiptare duke përjashtuar kalanë e Shkupit të cilën e kemi këtu për së gjalli’’, tha Josif Droboniku-autor i mozaikëve.

Sipas kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti, me gjithë vonesat në këtë projekt memoriali i Skëndërbeut mbetet me cilësi të lartë në krahasim me përmendoret e projektit ‘’Shkupi 2014’’, edhepse kushton shumë më pak.

“Në anën tjetër të lumit janë vendosur përmendore me miliona euro, të cilat janë ndryshkur dhe i ka kapur korezioni, ndërsa e kemi Skëndërbeun i cili edhe pas 11 vitesh shkëlqen edhe pse nga përmasat financiare është shumë larg që bëhen në anën tjetër’’, u shpreh Izet Mexhiti-kryetar i Komunes së Çairit.

Hapjes së ‘’Sheshit Skëndërbej’’ do t’i paraprijnë një sërë aktivitesh kulturore duke filluar nga “Tingujt e Çarshisë”, orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar si dhe nën prezencën e artistëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Gazetar: Ardi Zhuta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU