E KONFIRMON MCLAREN, VANDOORNE DO TË JETË PJESË E BOLIDIT DERI MË 2018

485
0
SHPËRNDAJE

McLaren kanë konfirmuar besimin e tyre në ngasësin belg, Stoffel Vandoorne, duke e zgjatur kontratën e tij edhe për vitin 2018

25 vjeçari i cili erdhi si zëvendësim i Jenson Button, siç duket ka bërë mjaftueshëm për të fituar besimin e drejtuesve të McLaren, edhe pse deri më tani ka fituar vetëm një pike në garat e Formula 1.

“Jam shumë i lumtur të konfirmoj se ai do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm, ai natyrisht ka shumë për të mësuar dhe ky është vetëm sezoni i tij i parë në Formula 1, por ne kemi besim të madh te ai, dhe ai është duke u përmirësuar”, ka thënë drejtori i McLaren, Eric Boullier.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU