MËRGIMTARËT PRESIN NDIHMË, QEVERIA PËRGATIT STRATEGJI NACIONALE PËR LIDHJE ME DIASPORËN

453
0
SHPËRNDAJE

 

Deri në fund të këtij viti disa ministri do të krijojnë plan për Strategji Nacionale për bashkëpunim me diasporën. Problemet e mërgimtarëve ,thellimi i bashkëpunimit në sferën e kulturës dhe biznesit janë vetëm disa nga arsyet për shkak të cilave siç thotë ministri Edmond Ademi, qeveria do të përgatitë një plan për 5 vitet e ardhshme.

“Përgatitja e strategjisë nacionale për bashkëpunim me diasporën do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve shtetërore dhe diasporës që është në interes të të dyja palëve, por qëllimi ynë është që të ngrisim bashkëpunimin e ndërsjellët mes diasporës dhe Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Edmond Ademi, Ministër i Diasporës.

Shoqatat e mërgimtarëve nga Maqedonia thonë se përballen me probleme të shumta të cilat mund të zgjidhen në nivel qeveritar. Bona Petrovska nga Shoqata e Maqedonasve në Britaninë e Madhe thekson se komunikimi më i afërt institucional do të ndikonte që mërgimtarët të mos ndjehen të izoluar.

“Kemi një numër të madh të nevojave të tjera, një prej tyre është edhe nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të pakicave në shtetet në të cilat jetojmë.  Kjo strategji do të kishte rëndësi të madhe për ne, në lidhje me zgjidhjen e disa problemeve me të cilat përballemi këtu në Britaninë e Madhe siç është për shembull njohja e lejeve për vozitje, marrjen e vizave si dhe punëve të tjera të cilat mund të zgjidhen nga ana e qeverive”, tha Bona Petrovska, Shoqata e Maqedonasve në Britaninë e Madhe.

Tani për tani nuk ka të dhëna të sakta për numrin e personave të cilët janë larguar nga Maqedonia, përveç se vazhdimisht ka paralajmërime se ky proces vazhdon për një kohë të gjatë dhe se është masiv. Mërgimtarët nga bashkësitë e ndryshme, në vendet e huaja grupohen mes vete në bazë etnike, pa marrë parasysh se nga cili shtet vijnë.  Strategjia nacionale përveq ndihmës teknike dhe administrative do të duhej të ndikojë edhe në bashkimin e mërgimtarëve në vendet e huaja.

Përgatiti : Mihajlo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU