DO TË NDËRTOHET NJË RRUGË EKSPRES ME PARA EVROPIANE, NË RELACION DRENOVË – GRADSKO, QË DO TË KUSHTOJË 35 MILIONË EURO

561
0
SHPËRNDAJE

 

Deri në fund të këtij viti  pritet të fillojë ndërtimi i pjesës së rrugës Gradsko – Drenovë, nga rruga ekspres deri në Prilep, ndërtimi i së cilës duhet të përfundojë deri në fund të vitit 2019. Parat janë siguruar përmes një granti  të dhënë nga BE, me vlerë prej 35,4 milionë eurove, ndërsa tani po shqyrtohet se cila ofertë është më e volitshme. Linjat e energjisë dhe shpronësimi janë vetëm një pjesë e pengesave për punët ndërtimore në autostradat të cilat po ndërtohen në lindje dhe perëndim të vendit, njoftoi ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski.

“Bashkimi evropian i përkrah përpjekjet e Qeverisë së re, dhe mori vendim që të përfshihet në financimin e rrugës ekspert Gradsko – Drenovë, me grant, jo me huamarrje, në vlerë prej 35,4 milionë eurove. Sipas marrëveshjes punët ndërtimore duhet të fillojnë deri në fund të vitit 2017 dhe duhet të përfundojnë brenda dy viteve. Pjesa e rrugës Gradsko – Drenovë do të ndërtohet sipas standardeve të sigurisë në trafik”, u shpreh Goran Sugareski, Ministër për transport dhe lidhje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU