QEVERIA KËRKON QË TË SHQYRTOHET VENDIMI, REGJISTRI QENDROR TË ARDHURAT VJETORE IA KA DHËNË SHA BETON-it

1190
0
SHPËRNDAJE

Në seancën e fundit të qeverisë është vendosur që të ri shqyrtohet vendimi i Regjistrit qendror që të ardhurat vjetore të këtij institucioni shtetëror ti jepen kompanisë ndërtuese e cila e ka ndërtuar disa objekte në projektin Shkupi 2014.  Në vend se në buxhetin shtetëror, 22 milion denarëve i janë dhënë kompanisë AD Beton. Qeveria mendon se vendimi është kundër ligjor, por ish qeveritarët thonë se nuk është bërë asgjë kundër ligjore.

 

Në vend se në kasën shtetërore, fitimin e vitit të kaluar prej 22 milion denarëve Regjistri Qendror e ka dërguar në llogarinë e Shoqatës Aksionare për menaxhim me hapësira banesore dhe afariste, ndërsa më pas të hollat janë transferuar në gjiro llogarinë e kompanisë Beton e cila ka kryer punime në qendrën e Shkupit. Këto transaksione sipas qeverisë janë kundërligjore  dhe tani kërkohet që të njëjtat të ri-shqyrtohen .

“Qeveria propozoi, udhëheqësia e re e Regjistrit Qendror do ta shqyrton në bazë ligjore vendimin e bordit drejtues me të cilin fitimi i vitit të kaluar është lëshuar në gjiro llogarinë e Shoqatës Aksionare për menaxhim me hapësira banesore dhe afariste me çka është shkaktuar dëm punën e Regjistrit Qendror”, u shpreh Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë së RM-së.

Nuk ka asgjë kundër ligjore, thotë për TV21 Cvetko Grozdanov i cili ishte në krye të Shoqatës Aksionare për menaxhim me hapësira banesore dhe afariste  në kohën kur  ndodhën këto transaksione. Sipas Grozdanovit qeveria e LSDM-së në këtë mënyrë po mundohet që ta largojë vëmendjen nga skandali diplomatik me Serbinë.

“Qeveria nuk i kupton gjërat. Un nuk kam të drejtë që të urdhëroj Regjistrin Qendror që të transferojë të holla tek një institucion me të cilën unë kam udhëhequr dhe pastaj të transferoj të holla tek kompanitë ndërtuese. Ai ishte vendim i Qeverisë, e cila lejoi që në vend se  të merren të holla nga buxheti, ndërtimin e objektit ta financojnë disa institucione të cilat më pas do të fitojnë hapësira afaristë në atë objekt. Këtu nuk ka asgjë kundër ligjore”, tha Cvetko Grozdanov.

Kështu u shpreh në linjë telefonike Grozdanovski.

Bëhet fjalë për 6 institucione shtetërore të cilat e kanë financuar ndërtimin e këtij objekti, dhe në vend se të gjitha veçmas të transferojnë të holla tek kompania ndërtuese këtë gjë e kanë bërë përmes një transaksioni të përbashkët- që është bërë nga Regjistri Qendror.

“Publikimi i kësaj afere hap dilema të reja. Duke pasur parasysh faktin se një pjesë e mirë e ndërtimeve të projektit Shkupi 2014 nuk janë paguar me kohë nga ana e kompanive ndërtimore, parashtrohet pyetja nëse edhe ndërmarrjet tjera shtetërore dh publike kanë paguar për ndërtimin e objekteve të Shkupi 2014.”

Edhe kjo ndërtesë e cila më saktësisht gjendet përballë hotelit Bristol në rrugën Maqedonia, afër muzeut të qytetit të Shkupit është pjesë e projektit Shkupi 2014. Objektet të cilat viteve të fundit u ndërtuan me stilin barok qytetarëve u kushtuan më shumë se 500 milion euro.  Qeveria e re paralajmëroi rishqyrtim të detajuar të këtij projekti.

Përgatiti : Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU