Taravari: Në Gostivar kemi realizuar 70% të projekteve të premtuara, çerdhe të reja, rinovim të shkollave, 30 km asfaltim të rrugëve

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në konferencën e sotme për media numëroi të arriturat e tij gjatë mandatit. Taravari tha se ka bërë shumë për tre vjet, duke potencuar se ka realizuar thuajse 70% të premtive që ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore. Përveç kësaj Taravri tha se kanë realizuar edhe projekte tjera plus të cilat nuk kanë qenë të parapara në program. Kreu i Gostivarit numëroi strehimoret për qent, katër çerdhe të reja, 30 km asfaltim të rrugëve, 20 km ujësjellës, 50 km kanalizimve, renovim të shkollave me rreth 500 mijë eurove etj.