Kosovë, rritje e numrit të të infektuarve, 486 gjatë 24 orëve të fundit

TË FUNDIT

Numri i të infektuarave me Covid-19 po shënon rritje ditëve të fundit në Kosovë. Vetëm sot janë shënuar 486 raste të reja nga 1 mijë e 374 testime, kurse janë shëruar 30 persona. Nga Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit 9 pesona.

Komuna me më së shumti raste sipas, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është Prishtina e cila vetëm sot ka regjistruar 165 raste të reja.

Pas kryeqytetit, është  Gjilani me 79 raste, Prizreni 32 raste, Podujeva 31 raste, komuna Fushë e Kosovës 27 raste, Ferizaj 23 raste, Pejë 21 raste, Gjakova 17 raste, komuna e Vitisë 13 raste, komuna e Shtimes 11 raste, komuna e Suharekës 10 raste, Vushtrria 10 raste, komuna e Kamenicës 9 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Obiliqit 6 raste, Deçani 5 raste, Drenasi 4 raste, Rahoveci 4 raste, Klina 3 raste, Mitrovica 3 raste dhe me nga një rast janë komunat Hani i Elezit, Istogu, Juniku, Kaçaniku, Malisheva, Novobërda dhe Skenderaj.

IKSHPK-ja, po vazhdon të bëjë apel për qytetarët që t’i respektojnë masat parandaluese për përhapjen e Covid-19./21Media