Sekretari i përgjithshëm i OBSH-së në vetizolim pas kontaktit me një të sëmurë nga Kovid-19

TË FUNDIT

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus, deklaroi se ka qenë në kontakt me person, i cili është pozitiv ne koronavirusin e ri.

Ai shtoi se po ndjehet mirë dhe nuk ka kurrfarë simptoma të sëmundjes.

“Më identifikuan si kontakt të ndonjërit që ka rezultat pozitiv në Kovid-19. Mirë jam dhe nuk kam kurrfarë simptoma, por do të jem në vetizolim gjatë ditëve të ardhshme dhe do të punoj nga shtëpia, në pajtim me protokollet e OBSH-së”, publikoi Tedros në Tuiter. bsh/