“HARDH FEST” RIKTHEN GRUPIN 403

778
0
SHPËRNDAJE
Emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers”
Këtë vit, me sloganin “Mbas verës, vjen vera”, mbahet edicioni i 16 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë më 7 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 10 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).
Në këtë mënyrë, Rahoveci do të jetë nikoqir i rreth 50,000 pjesëmarrësve të ‘Hardh Fest’.
Udhëheqësit e festivalit, sot përmes një konference për media, kanë shpalosur fushatën kreative, Line up-in e koncertit dhe gjithçka tjetër mbi organizimin e festivalit Hardh Fest.
Festivalin do ta hap, rock bandi i parë i Rahovecit Familja Shtavica, ku anëtarët e këtij bendi janë tri gjeneratat e kësaj familje.
Në Hardh Fest 2017, do të rikthehet grupi i njohur i 403, BB Poqi, Offchestra. Gjatë netëve të festivalit do të performojnë edhe dj të ndryshëm si DJ Mickey nga Tirana, DJ JUMP, DJ Commercial dhe Maarvel. E veçanta e këtij Line Up, është pjesëmarrja e rock grupeve ndërkombëtare ku nga Suedia do të vijë grupi Memory Writers. Ndërsa emri kryesor i koncertit të sivjetshëm do të jetë ish vokalisti i grupit Deep Purple dhe Rainbow, Joy Lynn Turner me bendin e tij Troublemakers”.
Vitin e Kaluar, në festën e vjeljes së rrushit, verës dhe rakisë, pjesëmarrës ishin mbi 32 mijë vizitorë. Ndërsa këtë vit, duke u rritur festivali që do të mbahet 4 ditë dhe duke hapur zyre promovuese në 17 qytete të ndryshme të botës, në Hardh Fest pritet të jenë mbi 50 mijë vizitorë./21Media
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU