USHQIMET TË CILAT DUHET T’I SHMANGNI PATJETËR

556
0
SHPËRNDAJE

Reklamohen si të shëndetshme,  por janë të dëmshme

Ushqimet, të cilat reklamohen si të shëndetshme janë më tepër kurthe për t’i shitur ato. Etiketat në ushqime “të shëndetshme” ndikojnë në rritjen e çmimit për 50 për qind, që është fakt i trendëve në industrinë ushqimore dhe dëshirave që njerëzit të konsumojnë ushqime organike, kualitative dhe të shëndetshme.

Por, nëse dëshironi të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme, atëherë këto tri lloj ushqimesh duhet larguar nga kuzhina përgjithmonë.

Drithërat integrale

Shpesh përmenden si zgjidhja më e mirë e mundur për drekë, aleat i linjave të holla dhe shëndetit, por drithërat integrale janë larg prej asaj se si reklamohen.

Në industrinë e prodhimit shija e drithërave integrale forcohet me shtimin e kripës dhe të ashtuquajturave E-shtesa, të cilat në fakt janë kripë e natriumit.

Ekspertët e ushqimit ka një kohë të gjatë që paralajmërojnë se “Musli” dhe “Korn fleks” mund të jenë bomba kalorike për shkak të shtimit të sheqerit, kripës së natriumit dhe yndyrave. Nëse lexoni me kujdes përbërjen e prodhimit, do të vëreni se pothuajse të gjitha drithërat integrale në super-markete mesatarisht përmbajnë prej 20 deri 30 gramë sheqer në 100 gramë të prodhimit.

Alternativë dukshëm më e mirë është bollguri dhe drithërat tjera të papërpunuara për drekë, të cilat mund të gatuhen ose të hahen me jogurt, pemë ose mjaltë.

Buka

I bardhë, i zi, pa gluten. Në bazë, çdo gjë që është bukë, në fakt, është diçka të cilën duhet ta përjetojmë më rrallë dhe jo çdo ditë. Kjo për shkak se buka është e rëndë për tretje dhe ndikon edhe në rritjen e kolesterolit, ndezjet e ndryshme dhe sëmundjet e zemrës. Aspak më i mirë nuk është as buka me gluten, pasi që gluteni realisht zëvendëson kimikalet me të cilat përmirësohet shija. Alternativa? Është jo reale të pritet që buka të largohet në tërësi nga të ushqyerit, por duhet konsumuar në masën më të vogël të mundshme.

Margarina

Margarina thuhet se është e shëndetshme për zemër, uljen e kolesterolit dhe tensionit. Po ashtu thuhet se ndihmon edhe në humbjen e peshës dhe ndikon në përmirësimin e shëndetit në çdo aspekt. Kjo tingëllon mirë, por ekziston një problem – kjo nuk është e vërtetë.

Ajo prodhohet nga vaji bimor, i cili përfitohet përmes procesit kimik të ndarjes me ndihmën e tretësve kimikë.

Temperatura e lartë në procesin e përpunimit të vajit shkatërron vitaminat dhe anti-oksiduesit, si dhe krijojnë radikalet e lira, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha në qeliza dhe të rritin rrezikun nga kanceri./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU