TRANSFERIMI NGA SEKTORI PUBLIK NË ATË PRIVAT, ADMINISTRATORËT DO TË TRANSFEROHEN ME VETË-DËSHIRË

390
0
SHPËRNDAJE

Transferimi i punëtorëve që janë tepricë në administratë, në sektorin privat, me mbështetje financiare nga shteti, duhet të realizohet nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sindikalistët propozojnë që kjo gjë të realizohet sipas vullnetit të punëtorëve të administratës, pa asnjë urdhër ose kërcënim. Ndërkohë, ende nuk dihet numri i saktë i personave të cilët janë të punësuar në institucionet shtetërore.

Ideja për transferimin e punëtorëve të administratës, nga sektori publik në sektorin privat, do të fillojë të realizohet vitin e ardhshëm, thotë për TV21, ministri Damjan Mançevski. Në këtë moment po bëhet analizë e cila duhet të tregojë se me çfarë kuadro disponon administrata dhe të konstatohet se në cilën pjesë ka tepricë të të punësuarve. Më pas, sektorit privat do ti ofrohet që të angazhojë një numër prej këtyre punëtorëve  duke caktuar kushte të veçanta, u shpreh Mançevski.

“Qeveria do t’i subvencionojë këto transferime, diku plotësisht, diku pjesërisht për një periudhë të caktuar, që sektori privat të ketë interes për angazhimin e këtyre personave. Ky proces do të zbatohet sipas vullnetit të punëtorëve të administratës, me ç ‘rast  nuk do të bëhet presion ndaj askujt për asgjë. Dialogu me sektorin e biznesit do të zhvillohet në dy drejtime dhe në pajtim me analizën funksionale. Kjo analizë duhet të detektojë nëse në këtë moment ka tepricë të punëtorëve në administratë”, u shpreh Damjan Mançevski, Ministri i Shoqatës Informatike dhe Administratës.

Nga sindikatat e drejtorive, organeve juridike dhe shoqatave  civile, presin që të përfshihen në këtë proces. Ata paralajmëruan se do të angazhohen  për të drejtat e punëtorëve të administratës që janë anëtarë në këto sindikata.

“Do të jetë mirë që kjo gjë të realizohet  me vetë dëshirë, jo me urdhër ose me shpalljen se ka tepricë të të punësuarve të cilët do të jenë të obliguar të transferohen në sektorin privat. Në qoftë se ndonjë anëtarë i ynë pranon që të transferohet në sektorin privat, me siguri  se ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me punëdhënësin, e cila do të garantojë vendin e punës dhe kushtet e tjera”, tha Peco Grujovski, Kryetar i DOJSH-it.

Për vite me radhë, opsioni i parë i qytetarëve të Maqedonisë  është punësimi në administratën shtetërore. Për shumicën e qytetarëve kjo do të thotë vend i garantuar i punës, por pa mundësi për tu avancuar në karrierë. Mbetet e hapur pyetja se a është kjo rezultat i mjeteve të pakta financiare që i ndan qeveria për nxitjen e shpirtit  sipërmarrës tek të rinjtë!

“Pjesa më e madhe e biznesmenëve dyshojnë në profesionalizmin e punëtorëve të sektorit publik. Si arsye kryesore për këtë është metoda e njohur për punësim në institucione shtetërore gjatë dhjetë viteve të fundit – që është pasja e librezës partiake.”

Nga Qeveria ende nuk mund të dalin me numrin e saktë të punëtorëve në administratë. Fajin e shohin në atë se institucionet shtetërore nuk e kanë regjistruar në regjistrin e Ministrisë së shoqërisë informatike dhe administratës, numrin e saktë të punëtorëve. Ministri në detyrë paralajmëroi se do të kërkojë nga të gjitha institucionet të informojnë për numrin e saktë të  personave të punësuar në këto institucione.

Përgatiti Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU