ÇKA DUHET TË HANI KUR JENI TË URITUR?

547
0
SHPËRNDAJE

Mjeku që ka një recetë interesante

Dieta mund të ndikojë që të ndjeheni më të uritur gjatë ditës. Duke zvogëluar kaloritë dhe karbohidratet, ju e leni barkun tuaj më të zbrazur dhe me dëshirën për ushqim. Shumë ushqime, si buka e rafinuar dhe ëmbëlsirat, ju ngopin shpejt, por kënaqësia nuk zgjatë shumë kohë.

Pra, cili ushqim duhet ngrënë për ta ngopur veten gjatë tërë ditës? Përgjigja vërtetë do të ju befasojë.

Sipas Barbara Rolls, PhD, kokoshkat janë padyshim rostiçeri që ju mbajnë të ngopur gjatë gjithë ditës. Kokoshkat kanë veti të energjisë kreative dhe vëllimi i tyre ju mbush barkun me një shërbim të vogël.

“Nëse keni kokoshka të përgatitura me ajër të nxehtë (dhe mos shtoni yndyrë në to), mund të hani në sasi të madhe. Kjo është mirë sepse ju jep shumë kënaqësi shqisore,” thotë Rolls.

Por mos harroni, qëndroni larg nga kokoshkat e ngarkuara me gjalpë dhe kripë; të mbushura me yndyrë që e prishin dietën tuaj. Përpiquni t’i përgatitni me ajër të nxehtë pa yndyrë dhe melmesa apo pak të kriposura dhe do të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur me një rostiçeri të lehtë të shëndetshme dhe të shijshme!

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU