4 MËNYRA SE SI NDËRMARRËSIT MUND TË QËNDROJNË NË FORMË GJATË UDHËTIMEVE

471
0
SHPËRNDAJE

Nga takimet tek shfaqjet e ndryshme, është e lehtë që ndërmarrësit të rraskapiten nga udhëtimet e shumta. Ju lehtë mund të kaloni 20 ditë nga 30 ditët e muajit duke udhëtuar por kjo është e dëmshme për shëndetin, fokusin mendor dhe marrëdhëniet tuaja profesionale dhe personale.

Përderisa askush nuk është imun ndaj dëmeve të udhëtimit të vazhdueshëm, ka disa mënyra se si mund të largoni ndikimin e tyre në jetën dhe biznesin tuaj. Nga këshillat praktike të udhëtimit në fuqinë e ngarkimit të detyrave, është e mundur që të balanconi kërkesat e orarit tuaj me nevojat e trupit dhe mendjes tuaj.

Këtu janë katër këshilla të cilat do ju ndihmonë:

  1. Bëni aeroplanin zyrën tuaj.

Trajtoni kohën tuaj gjatë rrugës si një oazë për punë. Nëse është e mundur, mos u ulni me kolegët, duke shpjeguar se po ia kushtoni fluturimin përfundimit të një detyre. Duke mos qenë në telefonin tuaj ose duke mos pasur nevojë të përballeni me ndërprerje, ju mund të koncentroheni 100 përqind në prioritetet tuaja.

  1. Vazhdoni rutinën tuaj të ushtrimeve.

Përfitimet e të qëndruarit fizikisht aktivë shtrihet përtej përfitimeve fizike. Aktiviteti fizik gjithashtu ju ndihmon të qëndroni në formë mendërisht, e cila është vitale për ndërmarrësit e suksesshëm.

Nëse preferoni të bëni ushtrime në një palestër, sigurohuni se hoteli juaj ka qendër fitnesi e cila përmbush nevojat tuaja. Gjithashtu, kontrolloni orët e pishinës nëse notoni.

  1. Ngarkoni detyrat ose punësoni një asistent.

Rezervimet e udhëtimit, menaxhimi i kalendarit dhe kthimi i thirrjeve mund të ju duket produktiv, por nuk është një përdorim i mirë i kohës tuaj. Nëse nuk mund të punësoni një asistent me orar të plotë, shikoni shërbimet si Fancy Hands, i cili kujdeset për detyrat e thjeshta në listën tuaj për një çmim të ulët. Duke ngarkuar detyrat, ju do të jeni të lirë që të fokusoheni në rritjen e biznesit tuaj. Plus, punësimi i një asistenti virtual mund të ju kursejë më shumë se dy orë në ditë.

  1. Motivoni veten.

Kur kemi vetëbesim, është më e lehtë të arrijmë qëllimet tona profesionale dhe të arrijmë gjëra përtej aftësive tona. Pra pavarësisht se a dëgjoni një Ted Talk, përsërisni një moto ose shikoni klipe Rocky, kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni mirë. Argëtohuni me të!

Mbajtja e një mendje ‘’gjithmonë aty’’ është kritike për ndërmarrësit, veçanërisht gjatë udhëtimit. Nëse lejoni që konsumatorët ose audienca juaj të dinë se jeni të rraskapitur, rrezikoni t’i humbisni ata. Por me teknikat më lartë, ju do të shkëlqeni kudo.

Rick Martinez

Kryeshef Ekzekutiv dhe Themelues i Biz Academy Online

Rick Martinez udhëheq Biz Academy Online, një kurs i dedikuar për kultivimin e pasionit, qëllimit dhe truqeve të biznesit. Biz Academy Online është me seli në San Antonio, Texas. Gjeni se si të drejtoni pasionin tuaj në biznes dhe të bëni më shumë duke u abonuar në faqen e Martinez

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU