Kapacitete spitalore ka mjaftueshëm, kuadri është mobilizuar, pohoi Filipçe

TË FUNDIT

Kapacitete spitalore  ka mjaftueshëm. Gjithë Qendra Klinike është në situatë të mobilizimit. Në mëngjes kisha mbledhje  me drejtorët e  të gjitha  klinikave interne, në listën e  mjekëve dhe infermiereve janë të gjithë mjekët dhe infermieret e punësuar  nga klinikat dhe sipas nevojës do të punojnë në kapacitete plotësuese.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas seancës së Këshillit të sigurisë.

“Duke e marrë parasysh atë që spitali modular pothuajse është mbushur,  janë siguruar shtretër  plotësues spitalor të Institutit për sëmundje të mushkërive, në korrniza të disa  klinikave interne, si dhe të klinikave për dermatologji dhe neurologji, ku ka qasje  deri te furnizimi qendror me oksigjen”, theksoi Filipçe.

Ai potencoi se në korrniza të spitaleve tjera,  gjithsej janë liruar repartet interne dhe tërësisht  është vendosur kuadri në mobilizim.

“Repartet plotësuese tashmë janë gati. Edhe shtretër spitalor ka mjaftueshëm dhe kuadri është i gatshëm  të punojë me pacientët me Kovid. Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë, askush nuk do të mbetet pa mbrojtje shëndetësore, pa shërbim mjekësor. Apeloj të respektohen masat e reja.  Mbrëmë u votua  ndryshimi i Ligjit  për mbrojtje të popullatës  nga sëmundjet ngjitëse. Masat të cilat tani janë në fuqi janë ato të cilat janë implementuar  në të gjithë Evropën, kapaciteti i kufizuar i transportit publik, mbajtja e obligueshme e maskave në vend të hapur, të mbyllur në objekte hotelerike  deri në orën 23:00, rekomandimi të punohet prej në shtëpi dhe onlajn, është diçka që nëse respektohet mundet  seriozisht ta  zvogëlojë transmisionin e virusit”, potencon Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Ministri theksoi se dje është takuar me përfaqësuesit e Odës së mjekëve, ndërsa nesër në orën 12:00 përmes platformës ZOOM do të mbajë mbledhje  me 56 internistë,  të cilët, siç sqaroi, kanë shprehur gatishmëri dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në punën e Klinikave në Shkup, në spitalet në shtet,  si  të përfshihen në sistemin e kujdestarive.