Opozita dorëzon amendamente për Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet infektive

TË FUNDIT

Deputetët nga pushteti dhe opozita kanë paraqitur amendamente të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, të cilat kanë filluar të merren parasysh nga Komisioni i Shëndetësisë. Amendamente kanë dorëzuar deputetë nga pushteti dhe nga Aleanca dhe Alternativa.

Amendamenti i parë ka të bëjë me masat e Qeverisë për mbajtjen e maskës në ambient të hapur, grupimin në hapësirë ​​të hapur dhe vetë-izolimin e detyrueshëm gjatë periudhës së testimit. Këto parashikohen të jenë masa të përkohshme. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe e pranoi amendamentin dhe ajo do të jetë një pjesë integrale e Ligjit.

Opozitarja VMRO-DPMNE reagoi pse Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë amendamentet i paraqitën përpara fillimit të Komisionit, ndërsa sipas koordinatorit të grupit parlamentar, Nikolla Micevski, disa nga amendamentet janë propozuar tashmë nga opozita.

Ministri Filipçe shprehu shpresë se deputetët e kuptojnë nevojën për ta miratuar Ligjin, si dhe ndërhyrjen e amendamentit dhe që ai ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

“Ne i kemi paralajmëruar amendamentet. Si ndërlikohej situata, mënyra më praktike dhe e shpejtë ishte pas paraqitjes së këtij ligji, të intervenohet me amendamente, diçka që rregullon mbajtjen e maskave në ambient të hapur dhe rritjen e kompetencave të shërbimeve të inspektimit si do ta ndjekin atë”, tha Filipçe.

Sipas tij, seanca e Komisionit është një “arenë” për të diskutuar për ligjin dhe amendamentet.

“Kam pasur takim me përfaqësues të opozitës dhe për shumë pikëpamje duhet të diskutohet”, tha ministri i Shëndetësisë, duke theksuar se kjo ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Disa deputetë besojnë se duhet të ketë specifikim të amendamentit. Për shembull, kur do të lejohet të mbahet në ambient të hapur, përkatësisht nëse do të lejohet kur personi lëviz, për shembull në mal kur është vetëm si dhe të sigurohet mbrojtje për personelin mjekësor.

Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive janë në agjendën e vazhdimit të seancës së 19-të që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e caktoi për sot në orën 14.

Në këtë seancë në rendin e ditës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektimin e punës, ndryshimet në Ligjin për organizatat me aftësi të kufizuara, ndryshimet në Ligjin për kërkime shkencore, me procedurë të shkurtuar, por edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, të paraqitura nga Surija Rashidi dhe Nikolla Micevski.