FLETËVOTIMI ME ALFABETIN BRAJ, PERSONAT ME SHIKIM TË DËMTUAR DHE HANDIKAP PËR ZGJEDHJET LOKALE

320
0
SHPËRNDAJE

“Sipas shabllonit, edhe këtu duhet të ketë Alfabet Braj dhe të shkruhen listat me rend. Kështu, ne vetë do të mund ta rrethojmë partinë për të cilën duam të votojmë”.

Personat me shikim të dëmtuar në zgjedhjet lokale 2017 do të votojnë në mënyrë të pavarur, pa ndihmë nga ana e familjareve të tyre ose të përfaqësuesve të bordit zgjedhor. Kryetari i Lidhjes së personave të verbër, Zharko Sellkovski, thotë se deri më tani, në zgjedhjet, personat e verbër ishin penguar që ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të pavarur.

 

“Edhe nëpër fshatrat ka vende votimi ku procesi i votimit zhvillohet në shkollat. Duhet të ketë shtigje të përshtatur, dhe për ata që janë me karrocë, të ketë rampa. Kur shkojnë personat e verbër për të votuar me  një shoqërues, nga komisioni zgjedhor u bëjnë probleme për shkak se votojnë me shoqërues”, tha Zharko Sellkovski, Kryetar i Lidhjes së personave të verbër.

Nga KSHZ-ja thonë se kanë iniciuar 3 projekte për personat me nevoja të veçanta. Gjithashtu thonë se në zgjedhjet e ardhshme lokale do t’u mundësojnë të gjithë qytetarëve ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Në çdo vend votimi do të ketë shabllon me Alfabetin Braj. Në qoftë se e dëshiron këtë, personi mund ta vendosë fletëvotimin në shabllon dhe në këtë mënyrë të lexojë me anë të alfabetit Braj”, u shpreh Rexhep Prekopuca, nënkryetar i KSHZ-së.

Tani për tani, përgatitet zgjidhje për personat me pengesa në shikim, por situata është pak e ndryshme për personat e tjera me handikap. Tomisllav Ortakovski nga organizata Polio Plus thotë se në vendet rurale, personat me aftësi të kufizuara  nuk kanë as qasje deri te vend-votimi, as mundësi për një angazhim politik vetëm për shkak të handikapit të tyre fizik.

 

“Ka dy momente. Nuk bëhet fjalë që personat me handikap të mund të votojnë, por edhe të jenë kandidatë për kryetarë të komunave, të marrin pjesë në punën e partive, ose të jenë përfaqësues të këshillave të komunave. Të kenë funksion, vend, ku do të mund të flasin për nevojat e tyre”, tha Tomisllav Ortakovski, aktivist i OJQ-së Polio Plus.

Shablloni për votimin e personave të verbër do të merret nga Kosova ku këto persona tashmë votojnë në mënyrë të pavarur. Kjo praktikë ekziston edhe në Mal të Zi.

Përgatiti Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU