SHIU SHUAN SHUMË ZJARRE AKTIVE NË VEND, BANORËT E KONDOVËS: “INSTITUCIONET INTERVENUAN VONË”

244
0
SHPËRNDAJE

Falë reshjeve të shiut që kapluan vendin, u shuan shumë zjarre që ishin aktive në Maqedoni. Përfshirë zjarrin në Kondovë që u përhap me shpejtësi në orët e vona. Zjarri nuk preku deri tek shtëpitë e banorëve të këtij fshati, megjithatë paraqiti rrezik për to. Sipas tyre zjarri ishte më pak aktiv por siç thonë, vonesa e intervenimit nga ana e institucioneve bëri që zjarri të përhapej edhe më shumë.

“Institucionet erdhën, por vonë kanë intervenuar. Të kishin intervenuar para se të kishte erë, të kishin intervenuar me kohë, nuk do të përhapej zjarri aq shumë.  Po sot falë shiut u shua zjarri dhe tani është mirë gjendja”, tha Nuri Sadiki, banor.

”U frikësuam mjaftë por falënderoehemi që u shua tanimë. Nuk preku shtëpitë zjarri. E sot është shuar falë shiut”, tha Sefedin Alimi, banor.

Nga Qendra për menaxhim me kriza njoftojnë se zjarri mbi fshatin Kondovë ishte lokalizuar disa ditë më parë, ndërsa dje u aktivizua përsëri. Megjithatë, era e fuqishme ndikoi në përhapjen e zjarrit duke shkatërruar disa hektarë të pyllit me pisha.

“Sipas informacioneve që ne i kishim gjatë mbrëmjes së kaluar, kishtë zjarr por më pak aktiv dhe po intervenohej që nga ora 13:00. Por era që u paraqit në orët e vona bëri problem plotësues dhe andaj erdhi deri tek përhapja e zjarrit, por menjëherë u dërguan ekipe për tu intervenuar”, u shpreh Nadica Vçkova, nga QMK.

QMK pretendon se për të shuar zjarrin kanë vepruar me 4 cisterna, 25 zjarrëfikës, 9 makina të zjarrëvikësve , 4 vetura me nga 20 persona nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe 50 persona nga bashkësia lokale, por megjithatë kjo makineri ka qenë e pamjaftueshme për të shuar zjarrin.

Përgaditi: Sabina Lazumova

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU