VARDARI NË GJUNJ, SHKËNDIJA I MBAN LEKSION KAMPIONIT AKTUAL

1856
0
SHPËRNDAJE

Vardari pësoi humbje 0-2 në ndeshjen e sotme me Shkëndinë në Tetovë. Duke parë lojën e treguar në terren, ekipi i Qatip Osmanit, në mënyrë tërësisht të merituar erdhi deri në triumfin e fillimit të kampionatit. Shkëndija gjatë gjithë kohës bënte presion drejt golit të Vardarit, ndërsa rezistenca u thye në minutën e 61, ku Armend Alimi nga topi i shkëlqyer që pranoi dridhi rrjetin e Vardarit nga një distantë prej 25 metrash.

Akoma duke qenë në shok, Vardari pranoi edhe një gol të dytë vetëm pas 5 minutave. Braziliani Zhunior ishte shënuesi i ekipit kuqezi. Ndërsa ndeshja tjetër në mes Rabotniçkit dhe Renovës përfundoi pa gola.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU