16 VJET NGA MASAKRA E LUBOTENIT, TARÇULLOVSKI: “NUK NDJEJ FAJ PËR KRIMET NË LUBOTEN”

996
0
SHPËRNDAJE

 

U mbushën plot 16 vjet nga Masakra e Lubotenit, ku humben jetën 10 banore të këtij fshati.  Ata u vranë gjatë konfliktit të vitit 2001 nga forcat policore dhe ushtarake. Banorët, megjithatë i nderuan vetë të vrarët, duke venë në dukje pluhurin e harresës qe ka renë mbi ta dhe familjet e tyre. Ata thonë se edhe pas 16 viteve nuk janë shuar kujtimet e të afërmeve.

“Kemi trauma, akoma i ruajm”, tha një banor i Lubetenit.

Banorët e fshatit Luboten organizuan sot akademi përkujtimore për të rënët. Edhe në këtë përvjetor në Luboten nuk ishte i pranishëm asnjë politikan. Edhe pas 16 vitesh Johan Tarçullovski thotë se nuk ndjehet fajtor, dhe se nuk ndjen nevojë për ti kërkuar falje lubotenasve.

G: A do të kishit mbajtur miting në Luboten, sepse jeni kandidati i vetëm i cili është i dënuar për krime lufte, kurse kandidoheni për deputet ?

“Unë shkoj në Luboten, kam edhe takime atje, nuk kam pasur asnjë problem. Kam shkuar tre herë pasi ka filluar kampanja, dhe do të shkoj përsëri, nuk mund ti shohim ashtu punët”, tha Johan Tarçullovski, Deputet i VMRO DPMNE-së.

G: A do të kishit kërkuar falje Lubotenasve? A ndjeni nevojë që të kërkoni falje?

“Jo, unë nuk kam bërë asgjë për të cilin duhet të kërkojë falje, apo ti bie pishman”, shtoi ai.

Tarçullovski është personi i vetëm pjesëmarrës në konfliktin e 2001-shit i cili si pjesëtar i forcave të sigurisë  është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Ai akuzohej se ka pasur gisht në vrasjen e shtatë civilëve dhe djegien e 14 shtëpive të shqiptarëve në Luboten.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU