INTERPELANCË PËR ALLAGJOZOVSKIN, VMRO-DPMNE: “KULTURA PREKU FUNDIN”  

580
0
SHPËRNDAJE

Vazhdon seria e interpelancave të dorëzuara nga VMRO-DPMNE në Kuvend për ministrat qeveritarë. Tani radha i erdhi ministrit të kulturës Robert Allagjozovski. Kjo është kërkesa e gjashtë për shkarkimin e ministrit nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev. VMRO-DPMNE konsideron se vetëm për 70 ditë nga ardhja e tij në funksion, kultura në vend e preku fundin.

“Janë sjellë një numër i madh i iniciativave në drejtim të partizimit të kulturës, janë selektuar dhe diskriminuar artistët e vendit, nuk është treguar kujdes ndaj trashëgimisë kulturore dhe janë ndërprerë të gjitha investimet kapitale në kulturë”, u shpreh Ane Llashkoska, nga VMRO-DPMNE.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU