QARKORJA E SHKUPIT ENDE DUKE U RINDËRTUAR, KORSI TË NGUSHTUARA, KOLONË E ZGJATUR MAKINASH

572
0
SHPËRNDAJE

Shenjat e komunikacionit se po punohet dhe ngushtohet korseja, janë vendosur në autostradën mes Stajkovcës dhe Haraçinës. Ndërsa makineritë kishin pushuar me punë.

“Edhe pse kaloi një vit prej vërshimeve në fshatin Stajkovcë dhe Hasanbeg, autostrada që pësoi dëmtime dhe u bë e pakalueshme, tani ende nuk kanë përfunduar punimet. Ndërsa makinat për momentin po e shfrytëzojnë vetëm një korsi”.

Vërshimet e 6 gushtit në Shkup shkaktuan dëme në Qarkoren e Shkupit, Qarkorja u deformua dhe kishte gropa të mëdha, ndërsa ishte e bllokuar dy ditë. Banorët e Stajkovcës që kanë më afër autostradën thonë se janë sanuar gypat ku uji i mbledhur kishte depërtuar në shtëpitë e tyre dhe se janë vendosur anësoret e autostradës për të mos dëgjuar zhurmat e makinave. Dobrinka Petrevska që jeton më afër Qarkores thotë se fajtor për vërshimet ishte autostrada jostabile.

“Neve na shkatërroi autostrada sepse ishte e hapur dhe atje u mblodh uji nga fshatrat dhe lumenj të tjerë dhe e gjithë ajo baltë erdhi tek ne”, tha Dobrinka Petrevska, banore e f. Stajkovcë.

Tenderin për rekonstruimin e autostradës e fitoi ndërmarrja “Transmet”, emër i njohur ku PPS ka hapur hetim për pronarin e tij Sead Koçan, ku akuzohet për falsifikim të dokumenteve me çka thuhet se ka marrë tenderë prej 17 milion eurove.

Nga Agjencia për rrugë shtetërore nuk pati përgjigje për TV21 se kur do të mbarojnë punimet dhe se sa ka kushtuar rindërtimi i unazores.

Ndërtimi i kësaj rruge unazore u bë në vitin 2009 nga Agjencia për Rrugët me gjatësi prej 26.7 kilometra e gjatë.

Përgatiti: Miradie Hasani

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU