ALARM I RREJSHËM PËR BOMBË NË KAPISHTEC, OPERACION POLICOR DHE BLLOKIM TË RRUGËS “FRONTI POPULLOR”

562
0
SHPËRNDAJE

Shirit policor të vendosur në të dyja anët e rrugës, nga pazari i luleve deri në Shparkase Bankën. Qytetarët që tentonin të dilnin nga rruga e quajtur “Fronti Popullor”, nga pazari i luleve deri në qendrën tregtare Beverlli Hills, sot prej orës 10 deri në orën 11:30 u penguan nga policët e uniformizuar por edhe në veshje civile. Në anën e pasme, tek qendra tregtare “Zebra”, ishin shpërndarë edhe forca të armatosura policore.

Banorët e irrituar nga kjo situatë, pyetnin se për ç‘farë bëhet fjalë, por hasnin në urdhra të prerë nga policët, pa përgjigje konkrete. Më vonë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për TV21 sqaroi se bëhej fjalë për një alarm të rrejshëm për një bombë të vendosur në një bankë. Në kumtesën zyrtare thuhet:

“Në orën 09:35, një i punësuar në një bankë që gjendet në rrugën “Fronti popullor” ka njoftuar se në dy raste, në bankë ka telefonuar një mashkull i panjohur i cili në gjuhën serbe ka thënë: “Dilni jashtë, rreth bankës ka diçka” dhe më vonë ka shtuar “Është bombë”. Ekipi i Antiterrorizmit ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë kontroll  i potë i objektit të bankës dhe nuk është gjetur mjet shpërthyes. Punohet për pastrimin e plotë të rastit dhe gjetjen e personit që ka bërë denoncim të rremë”, nga MPB.

Mbase ky ishte një moment i shkurt tensioni në lagjen Kapishtec, por edhe nga vetë ministria pranojnë se në këto raste krize, nevojitet komunikim më i mirë i pjesëtarëve të MPB-së me qytetarët lokalë.

Përgatiti: Biljana Georgievska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU