“EDHE UNË JAM KËTU” – 35 VJEÇARI KËRKON NDIHMË PËR SHËRIM JASHTË VENDIT

593
0
SHPËRNDAJE

 

Fytyra e Ivica Srezoski, u zbeh së fundmi.

35 vjeçari nga Gostivari  tani ka preokupim shëndetin e tij. Për shkak pamundësisë për lëvizje kjo sëmundje e njohur si (ataksion spinocerebellar).

Ivica nuk mund të lëvizë tash e njëzet vjet, dhe për lëvizjen e tij, kujdeset nëna dhe babi i tij.  35  vjeçari kërkoj ndihmë edhe në Kroaci dhe Gjermani, por aftësia për të ecur nuk iu kthye kurrë. Familja e tij ka mësuar se një spital në Kinë, ku mund t’i ndihmoj Ivicën të ec përsëri, por operimi kushton 18.000 dollar.

“ Pesëmbëdhjetë vitet e fundit lëviz me anë të mjeteve ndihmuese, apo me shtaga, pa to nuk mundem askund të lëvizem. Shumë rëndë ngjitem dhe shumë rëndë zbresë nëpër shkallë”, tha Ivica Srezoski.

Familja Srezoski për shkaqe financiare nuk ka mundësi ta dërgojë djalin jashtë vendit. Ivica po pret ndihmë nga të tjerët.

“Për operacionin me qeliza amë në Kinë, Pekin, më nevojiten 18 mijë dollarë. Bëjë apel deri te të gjithë banorët e Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilit konfesion fetar i përkasin, sa të munden të më ndihmojnë që të shkoj atje për operacionin që të mund edhe unë të qëndroj në këmbët e mia si të gjithë të tjerët”, shtoi ajo.

Familja ndihmë po pret edhe nga Ministria e Shëndetësisë ku edhe adresoi kërkesë për ndihmë.

“Pas një kohe ai na tha se kjo nuk është lëndë e tij dhe se përsëri duhet të bëhen disa analiza. Nëse në bazë të atyre analizave, mjekët vendosin se mund të dërgohet në Kinë do të na ndihmoj edhe ai aq sa mundet. Ai na tha se gjithçka që është në mundësin e tij për të ndihmuar si ministri do të na ndihmoj”, u shpreh Gojko Srezoski, babai i Ivicës.

Për ta ndihmuar Ivicën është hapur nga familja kjo xhirollogari bankare, ku të gjithë ata që kanë mundësi, luten që t’i dalin në ndihmë me aq sa munden në mënyrë që sa më shpejt të mblidhet shuma prej 18.000 dollar, e cila nevojitet për shërimin e 35 vjçarit.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU