Miratohet furnizimi i ilaçit “Veklury (Remdesivir)” pranohet në terapinë për Covid-19

TË FUNDIT

Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 16-të e shqyrtoi informacionin për implementimin e Marrëveshjes kornizë për furnizim publik të ilaçit “Veklury (Remdesivir)”, pranohet në terapinë e Kovid-19, me procedurë për furnizim përmes Marrëveshjes për furnizim të përbashkët të arritur me Komisionin Evropian dhe sigurim të mjeteve financiare dhe solli vendim ta obligojë ministrin e Shëndetësisë për ta nënshkruar dhe implementojë Marrëveshjen e veçantë për furnizim publik të atij ilaçi në pajtim me obligimet e ndërmarra nga Marrëveshja kornizë për furnizim publik, të ndarë me procedurë për furnizim përmes Marrëveshjes për furnizime të përbashkëta të arritur me Komisionin Evropian.

Me konkludimin e dytë lidhur me këtë informacion, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave të sigurojë në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, 13.500.000 denarë shtesë, për pagesën e ilaçit “Veklury (Remdesivir)” për muajin tetor, ndërsa mjetet tjera në vlerë prej 67.500.000 denarëve, për pagesë sipas dërgesës sukcesive të këtij ilaçi për periudhën prej pesë muajve, që të parashikohen dhe të sigurohen në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021.

Në seancën e sotme Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive që ta miratojë Protokollin e përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve sportive në kushte të pandemisë me Kovid-19, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit mes sportistëve, punonjësve sportivë, personave zyrtarë dhe të gjithë personave tjerë të përfshirë në luajtjen dhe organizimin e ndeshjeve.