PROJEKTI “BOTA E FËMIJËVE” DHE KONCERT I VIOLINISTËVE TË MAQEDONISË NË “VERËN E OHRIT”

560
0
SHPËRNDAJE

Programi për sot në kuadër të “Verës së Ohrit” fillon që sot në mesditë në skenën “Saraji i Poshtëm” përmes projektit “Bota e fëmijëve” në kuadër të së cilit para publikut do të prezantohen ekspozita, shfaqje teatrale, performanca muzikore të gjeneratave të reja.

Bëhet fjalë për projekt të projektuar dhe të përfshirë në Festival me rastin e 12 gushtit – Ditës ndërkombëtare të të rinjve, përmes të cilit publikut të Ohrit do t’i ofrohen përmbajtje kulturore të krijuara pikërisht nga të rinjtë, ndërsa si aktivitet i orientuar për afrimin në kulturë dhe vlerat e vërteta artistike deri te publiku më i ri.

Programi i festivalit vazhdon edhe sonte, në skenën e kishës katedrale “Shën Sofia”, me koncert të violinistit të Maqedonisë Kliment Todoroski dhe Konstantin Bogdanovski, në piano nën shoqërimin e Dino Imerit dhe Marija Gjoshevska,

Костадин Богданоски

Në programin e koncertit të caktuar për në orën 20:30 janë zgjedhur veprat e Shuman, Smetana, Stravinski, Sen-Sans, Frank, Prokofjev.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU