RASTI “MORINA”, ANULOHET EKSTRADIMI. SUPREMJA KROATE RIKTHEN LËNDËN NË SHKALLËN E PARË

709
0
SHPËRNDAJE

Këshilli i Gjykatës Supreme të Krocisë e anuloi vendimin për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi, e cila e kërkon për shkak të shkaktimit të incidentit sipas saj në ndeshjen e luajtur në mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, në momentin kur Morina siç pretendohet, komandonte me dron flamurin e famshëm të quajtur Authoctonous. Lënda është kthyer përsëri në shkallën e parë të gjykimit. Gjykata Supreme e Kroacisë e ka analizuar lëndën pas ankesës së Morinës lidhur me vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Gjithashtu Supremja ka konstatuar se në atë vendim janë shkelur disa dispozita të ligjit për procedurë penale. Mediat kroate kanë raportuar se Ismail Morina ka kërkuar azil në Kroaci dhe se ministri shqiptar i drejtësisë Gazmend Bardhi ka kërkuar nga autoritetet kroate të mos e zbatojë ekstradimin e Morinës në Serbi pasi sipas tij, rasti i Morinës është i motivuar politikisht nga ana e autoriteteve serbe.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU