Në spitalin në Strugë nuk ka vend për persona pozitivë në Kovid-19

TË FUNDIT

Dhjetë shtretërit e planifikuar për pacientët pozitivë për Kovid 19 në Repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm të Strugës janë mbushur.

Për momentin, siç informon drejtori, Muhamed Asani, të hospitalizuar janë 13 pacientë.

“Njëmbëdhjetë janë pozitivë për Kovid 19, ndërsa dy pacientë janë duke pritur për rezultate. Në Repartin e Brendshëm janë planifikuar 10 shtretër, por jemi duke e përballuar. Po e presim spitalin montues. Derisa të arrijë, ne po përpiqemi t’i përshtatemi nevojave”, deklaroi Asani për MIA-n.

Ai theksoi se kanë edhe mundësi të tjera për riadaptimin e reparteve të tjera të spitalit për pacientët nga Kovid 19. Ne jemi duke gjetur një alternativë për kujdes për pacientët me pasqzr; më të rëndë”, tha Asani.

Spitali i Përgjithshëm – Strugë nuk ka një Repart të sëmundjeve infektive, kështu që të infektuarit me koronavirus nga Struga dhe rajoni i Strugës janë të shtruar në një pjesë të veçantë në Repartin Intern, i cili ka 30 shtretër, ndërsa 10 shtretër janë siguruar për pacientët nga Kovid 19.